10.10.2016 - Ledion Liço dhe Sara Hoxha shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali.
Ky lajm është bërë i ditur para disa ditësh fillimisht nga Ledioni i cili ka treguar faktin që Sara është shtatzënë dhe më pas ishte vetë ajo e cila tregoi gjininë e fëmijës së tyre.
Dhe tani që kanë kaluar disa kohë nga ky lajm, trashëgimtarja e Top Channel duket se është duke e shijuar pafund periudhën e shtatzënisë.
Ajo është duke pritur një djalë. Ndërkohë në SnapChat ka publikuar një foto ku shfaqet me një fustan të zi në të cilin tregon barkun e saj të fryrë, i cili i është rritur mjaft.
Mosha e saj e re nuk e pengon aspak Sarën të jetojë në maksimun këto ditë të bukura të shtatzënisë.
Burimi: noa.al