24.07.2013 - Duka dhe Dukesha e Kembrixhit i kanë vënë emrin Xhorxh Aleksandër Luis djalit të tyre 50 orë pas lindjes së tij.
Pikërisht Xhorxh ishte emri favorit për kompanitë e basteve në Britani. Princi, i lindur të hënën në orën 16:24 minuta, është i treti në radhë për marrjen e Fronit të Mbretërisë së trashëgueshme të Anglisë.
E ardhmja e Xhorxh Aleksandër Luis është më e përcaktuar se ajo e ndonjë të sapolinduri tjetër. Fati i kësaj foshnjeje është të trashëgojë një prej froneve më të vjetër mbretërorë të botës.
Një jetë, mbi të cilën do të ketë shumë presione dhe zhgënjime, që për pjesën tjetër mund të jenë thjesht rastësi. Ata kanë arritur majën e shoqerisë dhe janë të rrethuar nga njerëz të suksesshëm të nivelit të lartë, pa provuar asnjëherë se ata janë të denjë për këto arritje.
Është, ndoshta, pikërisht kjo gjë, që lidhet me sistemin trashëgimor, që meritokratët dhe republikanët e përçmojnë më shumë se gjithçka. Duke mësuar rëndësinë e kësaj, ata që qëndruan pranë Uilliamit dhe Herrit u dhanë dy të rinjve mundësinë për ta provuar botën e madhe dhe të zbulojnë vlerat e vetvetes, për arritjet e tyre dhe jo të pranonin postulatin arrogant./tch/