14.06.2016 - Kanë përfituar nga koha e lirë e së dielës për të shijuar shëtitjen me djalin e tyre Lian.
Këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, gjatë ditës së djeshme kanë zgjedhur detin, për të kaluar disa çaste relaksi me të birin. “Pak jod na rrit, sot dy javësh”, shkruan Big Basta bashkëngjitur një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet duke shtyrë karrocën e të birit, ndërsa duket se Vesa ka qenë fotografja.
Vjeshtën e kaluar Vesa Luma u lidh në martesë me reperin Big Basta, dhe pak kohë më vonë lajmëroi se ishte në pritje të ëmbël.
Burimi: noa.al