30.10.2015 - Ajo u shkëput përkohësisht nga ekrani për të kaluar një shtatzëni të qetë dhe tashmë mund të mbajë në duar të voglën e saj.
Prezantuesja Rudina Magjistari është bërë nënë për herë të parë pasditen e djeshme, duke sjellë në jetë një vajzë. Pak para mesnatës së kaluar ajo ka komunikuar për miqtë e saj në Facebook lajmin e mirë duke shkruar, “Jemi të lumtur të ndajmë gëzimin tonë me ju sot: Para 4 orësh lindi Mia, engjëlli që na e mbushi jetën plot smile emoticon Rudina& Xhavit”.
Rudina është bërë nënë nga lidhja disa vjeçare me ish-kampionin e kick boksit Xhavit Bajramaj.
Burimi: noa.al