14.03.2013 - Alicia Keys thotë se djali i saj pëlqen që të jetë në udhëtime së bashku me të ëmën për shkak që ai është një person shumë i shoqërueshëm.
Këngëtarja momentalisht është shumë e zënë më turenun e saj ’Set the World on Fire’, i cili nisi nga Seattle më shtatë mars dhe përfundon në Izrael në korrik.
Alicia thotë se ajo nuk e ndjen edhe aq mungesën e djalit, Egypt për shkak që ajo e merr atë shpeshherë me vete.
"Është diçka e re për mua të jem një nënë gjatë tërë kohës në rrugë. Por, kjo po shkon për mrekulli dhe biri im po kalon kohë të mrekullishme. Ai është aq i shoqërueshëm”, ka thënë Alicia./zhurnal/