07.11.2018 - Kevin de Bruyne është bërë baba për herë të dytë, përsëri me një djalë, por këtë herë për të sapolindurin ka zgjedhur emrin e njërit prej ekipeve të Seria A.
Mesfushori Manchester City-t tani është babai i dy djemve dhe lajmin ka dashur ta ndante me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.Djali i dytë e ka emrin Rome, si kryeqyteti italian dhe klubi futbollit.Në foton e postuar prej tij në Instagram ka shkruar: “Anëtari më i ri i familjes është këtu.
Ne të duam shumë, i vogli Rome”.Së bashku me bashkëshorten e tij Michel kishin konfirmuar në festën e Premier Leagues se do të bëheshin prindër sërish. Djali i parë erdhi në jetë në 2017-të dhe e quajtën Mason Milian, ndërsa për të dytin janë kujdesur për një emër më të shkurtër dhe që ka një lidhje me futbollin.
Burimi: insporti.com