22.10.2014 - Fëmija e dytë e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit prite të lindë në Prill, njoftoi gjatë së hënës familja mbretërore e Britanisë së Madhe.
Ndërkohë që publiku e di tashmë se kur do të bëhet me një vëlla apo motër Princi George, ende nuk është mësuar gjinia e foshnjës së dytë të çiftit trashëgimtar të fronit mbretëror, duke mbetur sekret.
“Mbretëresha dhe Duka e Dukesha e Kembrixhit janë mëse të kënaqur të konfirmojnë se fëmija që presin pritet të lindë gjatë Prillit të vitit 2015”, lexohej në deklaratën e publikuar në faqen e Princit të Uellsit.
Ashtu sikurse edhe gjatë shtatzanisë së parë, Catherine vazhdon të vuajë nga “hyperemesis gravidarum”, pasojat e zakonshme por disi më të rënduara të një shtatzanie, me të përzierat që mund të çojnë deri në dehidratim të trupit, njoftuan nga Pallati Mbretëror, por gjithsesi këto shihen si sëmundje tipike që kalojnë shumë femra gjatë muajve të parë të shtatzanive.
Gjendja shëndetësore e Catherinë ka detyruar atë të anulojë disa angazhime publike dhe çifti të shpallte shtatzaninë e saj më 8 Shtator, përpara se të mbushte si zakonisht 12 javë, por sërish konsiderohet me përmirësime të vazhdueshme.
William dhe Catherine u bënë me djalë, Princin George, gjatë muajit Korrik të vitit 2013. Fëmija e dytë e çiftit do të jetë i/e katërta në radhë për fronin e Britanisë, në varësi të gjinisë.
Burimi: Top Channel