22.04.2014 - Ata mund të jenë një familje hollivudi, por kjo nuk i ndalon aspak Gisele Bundchen dhe të shoqin e saj Tom Brady për të gjetur kohë e për t'ia kushtuar atë fëmijëve të tyre.
Çifti në fjalë ka dalë për shëtitje në një park në një ditë plot diell, edhe pse të ftohtë disi, siç ishte e diela në Boston të Amerikës, së bashku me dy fëmijët e tyre, Vivian-in dhe 4-vjeçarin Benjamin, duke shfaqur një panoramë të një familjeje perfekte.
Më herët gjatë mëngjesit të së dielës, supermodelja 33-vjeçare ishte parë teksa ndihmonte beben 16-muajshe në një nga ambientet me lodra për rrëshqitje./tch/