07.12.2015 - Jessica Alba ka shndërruar komplet dhomën e gjumit të vajzave të saj të vogla, Honor, 7 vjeç dhe Heaven, 4 vjeç.
Për ndryshimin e dhomës është kujdesur Emily Current dhe Meritt Elliott. “Ata vërtetë i njohin shijet dhe stilin time, dhe i kanë kushtuar vëmendje çdo detaji”, ka thënë Alba për revistën “People”.
“Honor është mjaft kreative dhe adhuron pikturën dhe vizatimin”, thotë më tej aktorja.
Pak ditë më parë Jessica morri çmimin “Grace Kelly”, që iu dha nga stilistja Rachel Zoe. Çmimi njeh përpjekjet e Albës për të ndihmuar familjet dhe foshnjet e tyer të nisin një jetë të shëndetshme.
Biznesi i saj, The Honest Company që nga themelimi në 2012, ka dhuruar më shumë se 750 mijë produkte, dhe ka më shumë se 7 mijë orë vullnetare që ndihmojnë rreth 90 mijë familje dhe 120 mijë fëmijë.
Burimi: Top Channel