Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Robert Downey Jr., baba për herë të tretë

07.11.2014 - Robert Downey Jr. është bërë baba për herë të tretë pasi bashkëshortja e tij Susan ka sjellë në jetë një vajzë, e cila do të jetë motra e vogël e djalit Exton, 2 vjeç.

Gjithashtu, aktori 49-vjeçar ka edhe një djalë 21-vjeçar nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Deborah Falconer.

Protagonisti i sagës ‘Iron Man’ është njohur me bashkëshorten e tij aktuale në sheshxhirimin e filmit ‘Gothika’ në vitin 2003 dhe i jep asaj meritën për kapërcimin e problemeve të tij me varësinë nga droga dhe alkooli.

“Është e vërtetë shprehja që pas një burri të madh është një grua e jashtëzakonshme. Suksesi im është meritë e gruas”, ka thënë Robert Downey Jr.

Burimi: Top Channel

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: