17.12.2014 - Harrojeni çiftin William dhe Catherine. Ylli i ri i familjes mbretërore britanike është Princi George. Kështu të paktën tregojnë fotografitë zyrtare të Mbretërisë me rastin e Krishtlindjes.
Tri imazhet e marra në ambient të hapur, teksa Princi i vogël shihet i ulur në një nga oborret e gurta të Kensington Palace, të cilat janë bërë nga fundi i muajit nëntor. I treti në radhë për kurorën e Mbretërisë duket i relaksuar, sportiv dhe me një vështrim të çuditshëm apo duke buzëqeshur.
I veshur me një bluze të bardhë me mëngë të gjata, ai mban sipër saj një jelek-pulovër të thurur prej marinari, duke shfaqur portretin e rojeve ikonë, që shihen jashtë pallatit mbretëror “Buckingham Palace”, shtëpi e stërgjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.
Fotot e Princit George janë bërë në pallatin Kensington, aty ku jetojnë prindërit e tij në një apartament të rinovuar kohët e fundit me një kosto miliona dollarëshe.
George shfaqet me pantallona të shkurtra e jo të gjata, me çorape të gjata deri te gjuri dhe i veshur me këpucë. Ndërkohë që menjëherë kanë shpërthyer komentet nëpër rrjete sociale, ku disa e dashurojnë e të tjerë nuk i vënë shumë rëndësi djaloshit të vogël. / Top Channel