Kim Kardashian do të bëhet nënë për herë të dytë në muajin dhjetor. Por për t’iu treguar fansave të saj gjininë e fëmijës që pritet të sjellë në jetë, ajo ka zgjedhur një mënyrë vërtetë të veçantë dhe të ëmbël.
Në profilin e saj në Isntagram ajo ka publikuar një fotografi të të shoqit Kanye West, i cili i lexon një përrallë vajzës së tyre North, e cila sapo ka mbushir dy vjeçe.
Bashkëngjitur saj Kim shkruan, “Momente të çmuara si ky kur ne udhëtojmë, janë ato për të cilat jetoj. Ti je kaq baba i mirë për North dhe do të jesh babai më i mirë edhe për djalin tonë gjithashtu”./a.y/noa.al