12.09.2017 - Merita Sekiraqa moderatorja e RTV21 edhe pak ditë do të bëhet nënë, shkruan “Kosovarja”.
Siç e kemi cekur edhe më heret, Merita është e martuar me regjisorin e njohur Blerdi Malushi, ku dyshja në fjalë janë në pritje të ëmbël. Edhe pak ata do të bëhen prindër të një vajze. Sigurisht, ju të gjithë dëshironi të dini se si janë dukur çifti në ditën e dasmës së tyre, e revista “Kosovarja”, iu sjell imazhe të asaj dite që për ta ishte ditë e veçantë. Merita me fustanin e bardhë dhe me buzëqeshjen që atë e karakterizonte si një vajzë e ëmbël, ditën e dasmës ajo dukej por si një princeshë, një nuse e bukur. Ndërsa përkrahë saj ishte dhëndri Blerdi ku edhe ai dukej tamam si një dhëndër modern.
Fotot janë shkrepur gjatë ceremonisë martesore të Meritës dhe Blerdit.
Burimi: kosovarja