Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj deri tani me shtatzëninë tuaj?
Ka ndryshuar shigjeta e peshores sime dhe fakti se nuk mund të udhëtojmë në vende të largëta siç bëjmë ne si çift. Por kjo për shaka kuptohet, sepse asgjë nuk merr kuptim në këtë fazë, nëse prioritet nuk është kujdesi dhe mbarëvajtja e shtatzënisë, për gjithçka tjetër ka kohë më vonë.
Psikologjikisht e ndjej veten tepër të ekuilibruar mes asaj që kam lënë, dhe asaj që jam duke pritur sepse besoj që çdo hap të jetës sime, e kam bërë në kohën e duhur dhe kjo më bën të jem tepër e qetë psikologjikisht dhe të kem një përjetim tepër pozitiv.
Tjetër gjë tepër e vlefshme, që pa diskutim ka efektin e vet në këtë stad, është edhe kursi i shtatzënisë, edukimi familjar që kam filluar prej disa javësh, ku përveç Yoga-s bëj edhe seanca këshillimi në çift me mjekë të ndryshëm sipas temave./psikostil/