25.01.2018 - Kate Middleton është aktualisht në pritje të fëmijës së tretë. Ashtu si gjatë dy shtatzënive të para, sëmundjet e mëngjesit kanë qenë të shpeshta për Dukeshën e Kembrixhit. Si pasojë e këtyre vuajtjeve, William i kërkoi Mbretëreshës t’i shkrutonte të shoqes disa dalje në publik, gjë që nuk e kënaqi aspak Elisabetën.
Megjithatë, pas kalimit të tre mujorit të parë, Kate është përmirësuar dukshëm. E kemi parë me dhjetra herë tanimë në takime të ndryshme, ku dhe është vënë re disi barku i rrumbullakosur. Por, çfarë ka bërë Middleton për të shpëtuar nga kjo gjendje?
Mënyra tradicionale për përmirësimin e kësaj situate është përdorimi i xhinxherit. Përzierja e këtij përbërësi në vaktin e mëngjesit parandalon dukshëm të përzierat dhe lodhjen në orët e para të ditës. Një nga të afërmit e familjes mbretërore ka rekomanduar edhe biskotat e thata, por një metodë e tillë nuk ka funksionuar me Middleton.
Çifti këmbëngul për përdoromin e xhixherit, e ndoshta duhet provuar nga gratë që po përjetojnë të njejtën gjendje gjatë shtatzënisë…
Burimi: kidstime