29.03.2016 - Që David Beckham bën gjithçka për të bijën tashmë nuk është ndonjë sekret, por që do të arrinte sa të qepte rroba për kukullën e vajzës së tij, nuk e kishim menduar.
40-vjeçari tregoi se ai është shumë i përkushtuar ndaj 4-vjeçares Harper, pasi është fotografuar duke qepur një veshje për kukullën e vogëlushes.
Fotoja është publikuar nga gruaja e tij Victoria, ku duket David shumë i përqendruar teksa shikonte një model për fustanin e kukullës.
Burimi: noa.al