13.04.2016 - E filloi me Big brother ku mori famën dhe e vazhdoi në televizion ku akoma qëndron fortë si një nga moderatorët më të suksesshëm të gjeneratës së re. Meti Alshiqi së shpejti pritet të bëhet baba derisa bashkëshortja e tij e cila jeton në Suedi do të sjellë në jetë fëmijën e parë që është vajzë. Në këtë bisedë për ”Panorama plus” Meti rrëfen momentet kur e ka kuptuar që do bëhet baba, si e kanë pritur familja lajmin e deri tek planet për të ardhmen.
Momenti që e ke mësuar se do bëhesh baba, je pregaditur ke marë mësime nga dikush apo thjeshtë do shkojnë gjërat spontan?
Është një ndjenjë shumë emocionuese dhe një moment që asnjëherë në jetën time nuk jam ndier si ai moment kur e kam kuptuar se gruaja është shtatzënë e me një fjalë ndjenja më e mirë e jetës time. Ndoshta jam personi që kam marrë më së shumti mësime sepse i kam 5 motra e 3 vëllezër të gjithë të martuar e me fëmijë, si të mos isha mësuar se si rritet fëmija dhe kujdesi ndaj tyre(qesh),
Si e prite ti e familja jote..?
Familja ime normalisht e ka pritur shumë mirë, ka qenë një lajm i mirë për mua dhe familjen sepse është gjë e mirë të shtohet numri i familjes.
Ka qenë ardhje e planifikuar apo befasi?
Me thënë të drejtën ka qenë e planifikuar por është Zoti ai që të gëzon me fëmijë dhe një dhuratë që e duan të gjithë njerëzit e kësaj bote.
Ke vendosur ku do jetoni më pas në Kosovë apo në Suedi?
Akoma se kam menduar se ku do të jetoj por ku do qoftë në Suedi apo Kosovë është perfekt për mua, thjeshtë të jetoj një jetë normale dhe të lumtur me familjen time.
Po shtëpinë e keni rregulluar, dhomën e bebit..?
Bashkëshortja ime jeton në Suedi dhe atje do të lind kështu që jemi gati si me dhomë e me cdo gjë që i nevojitet bebit.
Për emrin keni vendosur?
Vetëm mund të them që emrin që do ta mbaj është emri më i bukur që e kam dëgjuar.
Do na e zbulosh gjininë e bebit?
Është vajzë.
Do ketë ndonjë ceremoni zyrtare pas lindjes së fëmijës?
Besoj që do të ketë ceremoni sepse është fëmijë i parë dhe normal familje e ngushtë.
Cfarë më pas, ku do vazhdojë Meti dhe cilat janë planet?
Më pas jeta vazhdon njejtë, planet…së shpejti vjen emisoni më i mirë që do të udhëhiqet nga unë, një shou program.
Burimi: lajmi.net