15.04.2015 - Para një muaji, moderatorja e njohur Floriana Garo ndau me fansat e saj lajmin e gëzueshëm se ishte bërë nënë për herë të parë. Në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, ajo postoi një foto të duarve nënë e bijë. Gjithashtu ajo bëri të ditur edhe emrin e vajzës, Adia.
Por ditën e sotme ajo ka ndarë një tjetër foto me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku shfaqet duke buzëqeshur, e veshur me një fustan në ngjyrë rozë të lehtë, të gjatë deri në fund të këmbëve.
Moderatorja ndodhet në një ambient në natyrë në Zvicër, ku po qëndron aktualisht. Ajo që bie në sy është gjendja super në formë e Florianës edhe pse ka vetëm një muaj që ka sjellë në jetë vajzën e saj.
Burimi:kidstime