Ai e bëri të ditur se për pushimet e verës do të qëndrojë në jug të vendit dhe kështu ka bërë. Kryeministri Edi Rama bashkë me familjen e tij po pushon në Vuno.
Ai ka publikuar në Instagram një fotografi teksa lahet në det bashkë me djalin e vogël Zaho, i cili mban një kapele në kokë dhe qëndron mbi një komerdare.
Fotografia është publikuar nga kreu i qeverisë në orët e para të ditës së sotme ku duket se po i shijon më së miri pushimet e para me djalin e vogël.
Në konferencën e fundit për mediat i pyetur se ku do i kalonte pushimet, Rama tha se, “Jam i detyruar të ndjek djalin e vogël. Askund tjetër, afër Vunoit”./a.y/noa.al