04.05.2015 - Princesha flinte në krahët e nënës së saj. Çifti mbretëror britanik i prezantoi botës vajzën e tyre, të sapoardhur në jetë.
Dukesha e Kembrixhit lind vajzë Duka dhe Dukesha e Kembrixhit lanë spitalin “St. Mary’s” të Londrës dhe u drejtuan së bashku me fëmijën e tyre të dytë drejt “Kensington Palace”.
Ashtu siç e do tradita, Kate dhe William pozuan për pak momente përballë mediave të shumta të pranishme në dalje të spitalit.
“Lartmadhëria e saj, Dukesha e Kembrixh ka lindur një vajzë, në orën 8.34 të mëngjesit”, thuhej në deklaratën e Pallatit Mbretëror pasi Kate lindi vajzën.
Më herët, ajo u shtrua në Lindo Wing ku dhe lindi fëmija i saj i parë, Princi Xhorxh, në korrik të vitit 2013.
Vogëlushja, që nuk e ka ende një emër, është e katërta në linjën e fronit, pas gjyshit të saj, Princit Çarls, të atit, Princit William dhe të vëllait, Princit Xhorxh.
Burimi: Top Channel