12.12.2016 - Vajza e Inis Gjonit Coco Antonel mbush 5 vjeçe. Një ditë e lumtur për të, të ëmën, por edhe për tezen e saj Ingrit Gjoni.
Ingriti ka zgjedhur një urim të veçantë për vajzën e motrës, nëpërmjet një video urimi me kolazh fotografish për të, ku shihet edhe me djalin e saj Paridin.
“Edhe 100 vjeç zemra e tezes, të uroj sa më shumë fat dhe mbarësi kudo në jetën tënde, suksese kudo Coco Antonel, të puth tezja”, shkruan Ingriti.
Qysh kur partneri i i Inisit, Arjan Selimi u vra, ndërsa ajo ishte në periudhën e fundit të shtatzënisë, regjisorja u bë nënë dhe babë për vajzën e saj, duke e rritur e vetme, por me mbështetjen e familjes së madhe.
Tashmë ajo po shijon rritjen e së bijës, e cila i ngjan tej mase.
Burimi: noa.al