26.08.2014 - Këngëtarja kosovare, Edona Llalloshi duket se po i gëzohet shumë faktit të të qenit nënë.
Ajo po i shijon mjaft momentet me vajzën e saj dhe këtë e tregon vazhdimisht në rrjetet sociale.
Së fundmi këngëtarja ka postuar një fotografi, derisa shihet me vajzën e saj, duke u dhuruar puthje fansave.
Ndryshe, përveç zërit të saj, Edona Llalloshi njihet për një stil të veçantë, të cilit I ka qendruar besnike gjatë gjithë karrierës së saj prej këngëtareje./gazetaekspress/