28.04.2015 - Protagonistja e ‘Gravity’, Sandra Bullock, ka thënë se djali i saj 5-vjeçar Louis, nuk e di aspak se ajo është e famshme.
Ylli 50-vjeçar ka treguar se ajo ndërron menjëherë stacionin kur sheh veten e saj në televizor, pasi dëshiron që Louis ta konsiderojë famën e saj diçka të parëndësishme.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se pasi pa një klip të shkurtër të filmit ‘Gravity’, Louis mendoi se ajo ishte një austronaute.
Aktorja, fituese e çmimit Oscar ka thënë se roli më i bukur në gjithë jetën e saj është të qënurit një nënë.
Sipas revistës ‘People’, Sandra Bullock u shpall femra më e bukur në botë për të cilën u shpreh: “Nuk ndihem e bukur në asnjë nga rolet e mia. Nuk e shoh veten time në atë aspekt, por më shumë në punën që bëj. Nuk më intereson aspak plakja, unë nuk ndihem e bukur”.
Burimi: Top Channel