04.07.2014 - Penelope Cruz ndodhet në Spanjë sepse është duke xhiruar filmin e saj më të ri “Ma Ma”. Fituesja e çmimit “Oskar” dukej fantastike teksa u fotografua në shoqërinë e 2 fëmijëve të saj: Luna dhe Leo.
Para disa ditësh ajo u fotografua me veshjen e rolit në filmin “Ma Ma”. Aktorja Penelope Cruz luan Magdën, një grua shtatzënë që lufton për të përballuar dhe kapërcyer fatkeqësitë që i ndodhin.
Penelope kohët e fundit pranoi se po planifikonte që nga aktrimi të drejtohej drejt prodhimit të filmave. Ajo tha për “Variety”: “Kërkoj të ndërtoj një të ardhme në kinema duke mos qenë gjithmonë përballë kamerave. Kjo mund të ndodhë rreth 10 vjet më vonë sepse në këto momente e dashuroj këtë që bëj”./tch/