22.05.2017 - Valbona Selimllari ka pasur një shoqërues të veçantë në një nga eventet e organizuara në Tiranë. I veshur sport, ai që mund të quhet pa frikë shoku i saj më i mirë qëndronte denjësisht përkrahë ish-Missit.Ndoshta do të mendoni se bëhet fjalë për bashkëshortin e saj, por jo! Po flasim për djalin e Valbonës, Denin, i cili e ka arritur mamanë me gjatësi.
Kjo është ndër të rrallat raste ku ish-Missi del me fëmijët në publik. Megjithatë, ajo nuk ka nguruar të flasë për ta sa herë i jepet rasti.
Kohë më parë, Valbona Selimllari foli gjatë për fëmijët në një intervistë për Rudina Magjistarin.
“Mëmësia është ndjesia më magjike e një femre, ndjesi që shkojnë ne harmoni me frikën se nga ?asti në ?ast fëmijës mund t’i ndodhë ndonjë gjë e keqe…” – tregoi ajo, ndërsa kujtoi eksperiencën e parë si nënë.
“Eksperienca e parë kur kam lindur Denin ishte e paimagjinueshme. Kisha frikë edhe kur e prekja. Kam pasur një frikë të paimagjinueshme, nuk kam fjetur për dy muaj të tërë derisa gjërat u stabilizuan”, tha Valbona.
Burimi: dritare.net