26.04.2017 - Këngëtarja Mirsa Kërqeli e cila për një kohë të gjatë pothuajse është ‘tretur’ nga skena, është paraqitur me një fotografi të përbashkët familjare.
Mirsa pasi martesës duket se ka vendosur t’i përkushtohet vetëm familjes, shkruan lajmi.net.
Në fotografitë e publikuara nga ajo shihet bashkë me burrin dhe djalin dhe se është gati të lindë edhe fëmijën e dytë.
Mirsa njihet për disa hite siç janë ‘Djaloshi im’, ‘Punë e madhe’, ‘Buzën mbi buzë’, etj.
Burimi: Lajmi.net