21.03.2016 - Që Martini, (ose Çuçu, siç e thërrisnin prindërit kur ishte pak më i vogël) me gjithë të drejtën e geneve, është një yll i bukur, këtë nuk e mohon dot askush por, që të bëhej çdo ditë e më i bukur, për këtë edhe çuditemi pak!
Ama, nuk do të çuditemi fare kur pas disa vitesh, Martini të filloj t’i postoj vetë fotografitë e tij e t’i çmend të gjitha vajzat. Ajo që dimë paraprakisht, nga ajo që ka thënë në të parën intervistë lidhur me Martinin për revistën Living, është që mami Xhemi Shehu, nuk do të jetë xheloze.
Të paktën, nuk ka qenë kur fjala e parë e të birit nuk ishte ‘mama’ por ‘Didi’. “Kushërinjtë e tij kanë një qen që quhet Xhixhi dhe fjala e parë që tha Martini ishte ‘Didi’. Pastaj tha ‘baba’ e mandej ‘mama’…Por nuk jam fare xheloze!”. Sidoqoftë, kur radha e vajzave poshtë shtëpisë së Martinin të shkojë deri te shkolla e tij, Xhemi mund të mendojë ndryshe por tani për tani, mund ta shijojë ajo më shumë se kushdo tjetër. “Sado ta shtyj afatin, fundi dihet; do të vijë një ditë kur do të heq dorë përfundimisht nga ekrani.
Jo vetëm sepse gjithë kjo vëmendje nuk më pëlqen, por edhe sepse nuk i bën mirë tim biri. Imagjinoni…Martini adoleshent, unë shfaqem në ekran. Një nga shokët e tij mund të hedh ndonjë fjalë të tepërt, që mund ta mërzisë, lëndojë apo inatos”- dhe të mendosh që këto fjalë, Xhemi i ka thënë kur kishte vetëm Martinin, po tani që ka dy bukurosha?!
Burimi: living.al