Rreth një muaj më parë ajo përjetoi emocionet më të mëdha në jetën e saj, ato të të bërit nënë. Por këngëtarja Argjentina Ramosaj ka nisur të ndjejë disa mungesa që nga momenti i lindjes së të birit Noah.
Teksa publikon në Instagram një fotografi të sajën, ku duket mjaft e kuruar në tualet dhe krehje, ajo shkruan, “Më mungojnë orët e gjumit, por zemra ime është e mbushur me gëzim”.
Argjentina e solli në jetë të voglin e saj mbrëmjen e 21 korrikut ora 20.24 në një spital privat në Prishtinë. Ky është fëmija i parë i këngëtares si fryt i martesës me partnerin e saj Dukagjin Fetahu./a.y/noa.a