Ajo erdhi në jetë me diferencë të madhe në moshë nga vëllai i madh Joni, por ka marrë shumë dashuri nga familja e saj.
Vajza e këngëtarit dhe prezantuesit Ardit Gjebrea, Ana, ka hyrë në klasën e parë.
Babai i saj ka publikuar në Instagram një fotografi të së bijës, teksa ajo ulet për herë të parë në bankën e shkollës.
“Në ditën e parë të shkollës Ana dhe shoqja e saj Roel. Filloi një tjetër kapitull”, shkruan Arditi bashkëngjitur fotografisë.
Me sa duket Arditi e ka regjistruar vajzën në një shkollë private, duke synuar më të mirën për të, duke qenë se shkollat shtetërore nisin javën që vjen./a.y/noa.al