05.08.2013 - Në Nju Jork u dha premierë “We’re The Millers”, film me Jennifer Aniston. E sigurisht në tapetin e kuq s’kishte si të mos parakalonte protagonistja e filmit.
Por më shumë se sa veshja, pamja apo humori i Jennifer, në sy të fansave ra “barku pak i fryrë” i aktores. Kaq mjaftoi që në media të qarkullojnë sërish zërat për një shtatzëni të aktores.
E veshur me një fustan të purpurt aktorja preku disa herë me dorë barkun e fryrë të saj…gjest që e bëjnë nënat shtatzëna, apo jo?
Ajo pozoi para fotografëve me partnerin e saj në film Jason Saduikis, por më pas u largua me të fejuarin Justin Theroux, për të cilin pak kohë më parë deklaroi se “kishte instiktet e duhura të babait”.
Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë zërat për shtatzëni të Aniston. Në të kaluarën vetë aktorja i ka mohuar duke u përgjigjur me shaka se thjesht kishte ngrënë shumë. Po këtë herë? Nga Aniston ende nuk ka asnjë reagim…por të presim./tch/