10.06.2016 - Ajo i kishte bërë premtim vetes se vajzën e saj nuk do e shfaqte publikisht deri sa ajo të rritej. Por si mund të rezistojë një nënë përballë emocioneve aq të forta të dhuruara nga fëmija?!
Këngëtarja Aurela Gaçe ka prezantuar vajzën e saj Grace, e cila është shfaqur në gjurmët e së ëmës gjatë një feste me fëmijë. Vogëlushja e cila shihet e veshur si një princeshë e vogël, shfaqet duke kënduar këngën e nënës së saj kur ajo ishte fëmijë.
Ja postimi që bën Aurela Gaçe duke thënë se theu premtimin që i dha vetes: Më në fund ju prezantoj vajzën, dritën e syve të mi e të Skerdit. Sot (dje) unë kam ndjerë një emocion dhe lumturi që nuk përshkruhet. Sot ajo me shokët e shoqet e kopshtit kishin festën. Nuk e dija çfarë kishin përgatitur për mua mësuese Alda dhe profesori i muzikës, Romeo. Grace mori mikrofonin e nga goja e saj e vogël dilte kënga të cilën unë e kam kënduar kur isha vetë fëmijë. Më vinte të qaja nga gëzimi. Një mik i imi Ermal Peci bëri këtë miks mes meje si fëmijë e tani fëmijës tim 4 vjeç e gjysëm që këndon “duet” me mamin. Nuk mund të rrija pa e ndarë me ju këtë që ndjeva. Mendoj dhe besoj se këtë moment do ta kem unë e ajo në memorie si moment të shtrenjtë. Nuk doja ta prezantoja Grace deri sa ajo të rritej e të vendoste vetë, por ja që nuk durova. Uroj të emocionoheni e të merrni dashuri pa kufi nga vogëlushet tuaj që vërtetë në shtojnë jetën. Pranë Grace janë shokët e shoqet e Grace si yje, që ajo i do shumë.
Burimi: noa.al