14.11.2016 - Pink e kishte mbajtur të fshehtë. Dhe ia kishte dalë shumë mirë.
Fansat i ka vënë në një provë shumë “të vështirë” emocionale, ndërsa i ka lajmëruar se është SHTATZËNË.
Këngëtarja, e cila është nënë e një vajze 5-vjeçare, Willow Sage Hart me bashkëshortin e saj Carey Hart, pak orë më parë ka ndarë foton për të gjithë fansat në Twitter, bashkë me mesazhin “Surprise!”.
37-vjeçarja duket shumë bukur së bashku me të bijën në këtë foto të mrekullueshme.
E veshur me një fustan të bardhë, por pa iu larguar stilit të saj me kapelën e zezë, Pink, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Beth Moore, mban dorën në barkun e saj mjaft të dukshëm tashmë.
Por edhe e vogla Willow ka veshur një fustan të ngjashëm me të ëmën dhe qëndron gjysmë e fshehur në krah të saj.
Fansat e artistes kanë pësuar një tronditje të vërtetë, megjithatë e kanë uruar atë për lajmin e mrekullueshëm që u ka dhënë.
Burimi: lajmi.net