Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Erion Veliaj poston foton e parë me të birin në maternitet dhe zbulon emrin

08.10.2018 - E shtuna e fundjavës që shkoi do të mbahet mend gjithmonë nga Erion Veliaj, për emocionet që i dhuroi. Ai u bë baba për herë të parë.

Familja e lali Erit dhe Ajolës u shtua me një djalë që mban emrin Kajan. Emrin na e ka zbuluar vetë Erioni nëpërmjet një postimi në instagram ku duke postuar edhe foton e parë me djalin, ai shkruan:

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!

Burimi: kidstime

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: