12.12.2013 - Modelja braziliane, Gisele Bundchen, përsëri është bërë temë kryesore e mediave.
Bukuroshja 33-vjeçare ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shihet duke i dhënë gji vajzës së saj njëvjeçare Vivian, ndërkohë që stilistët po i bëjnë makijazh dhe ia rregullojnë flokët.
“Çfarë do të bëja pa këtë skuadër bukurie pas 15 orësh fluturimi dhe vetëm tre orë gjumë”, ka shkruar Bundchen krahas fotografisë.
Ndoshta qëllimi i ish-engjëllit të Victoria’s Secret ka qenë që përmes kësaj fotografie të tregojë se ajo ka aftësi edhe të punojë edhe të kujdeset për fëmijën./telegrafi/