06.06.2013 - Kate Winslet është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i aktores për ‘Daily Mail’.
Protagonistja e ‘Titanic’ është e martuar me Ned Rocknroll dhe ky do të jetë fëmija i parë që Kate do të ketë me bashkëshortin e saj aktual.
37-vjeçarja ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën 12-vjeçare Mia me Jim Trappleton dhe djalin 10-vjeçar Joe me Sam Mendes./tch/