Pesë muaj pas lindjes së djalit të saj, prezantuesja Arbana Osmani shihet në super formë.
Ajo ka postuar një fotografi ku shihet në palestër duke u stërvitur, ndërsa shfaq një trup të tonifikuar.
E veshur me pantallona të shkurtra dhe me bluzë të bardhë, Arbana nxjerr barkun i cili nuk shfaq asnjë lëshim apo mbetje nga shtatzënia.
“Jeta është e padrejtë”, shkruan Arbana bashkëngjitur fotografisë, duke treguar kësisoj se po lodhet për të arritur peshën e dëshiruar.
Në muajin mars ajo solli në jetë djalin e saj Joni, i cili është fëmija i parë si fryt i martesës me të shoqin Ardit Kero.
Vlen të thuhet se Arbana nuk shtoi shumë në peshë gjatë pritjes së ëmbël dhe se brenda pak kohësh duket mjaft mirë./a.y/noa.al