23.09.2014 - Ajo nuk ka nevojë për sulme hakerash, për të shfaqur foto tërësisht nudo të saj, në krahët e bashkëshortit Jay Z, por këtë herë e bën “për qëllim të mirë”, duke treguar periudhën kur ishte shtatzënë me Blue Ivyn.
Së fundi çifti Beyonce-Jay Z kanë rënë prè e thashethemeve në lidhje me martesën e tyre, qoftë për probleme që mund të jenë duke kaluar apo edhe fjalë për dhënien fund të saj, për shkak se Blue Ivy nuk “besohej” të ishte fëmija i lindur vërtet prej këngëtares.
Por, Beyonce dhe Jay Z thjesht sa bënë përpjekjen minimale të radhës për të heshtur gjithë dashakeqësit, teksa publikuan një foto intime të tyren, gjatë natës finale të turit “On the Run”. Në të duket që çifti ka shijuar një martesë të lumtur, ndërkohë që shfaqet edhe barku i fryrë i shtatzënës, e cila qëndron e zhveshur tërësisht në krahët e bashkëshortit të saj të dashur./tch/