Ajo është sopranoja më e vlerësuar në vendin tonë dhe me famë ndërkombëtare, e cila na bën krenar me artin e saj në çdo vend ku performon.
Inva Mula ka prezantuar fëmijët e saj, të ardhur në jetë nga dy martesa të ndryshme, ndërsa i cilëson si krenarinë e saj.
Në profilin e saj në Facebook, Inva ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me djalin e ardhur në jetë nga martesa me kantautorin Pirro Çako, Anthony dhe vajzën 3 vjeçare me emrin Nina.
Vogëlushja e saj është fryt i dashurisë me biznesmenin kosovar Hetem Ramadani. Bie në sy ngjashmëria e Anthony me të atin, ndërsa Nina ka marrë shumë nga Inva./a.y/noa.al